Intervistė e Alma Miles me prof. F. Altimarin

 

Gazeta “SHEKULLI” – TIRANĖ – 06-01-2008

 

Kėngėt moderne tė Serembes

 

 

 

  

Vepra e poetit arbėresh tė periudhės sė Rilindjes, Zef Serembe (Giuseppe Serembe) prezantohet sot nė vendlindjen e tij, nė Strigari tė Italisė nė njė vėllim tė titulluar "Canti" ("Kėngė"). Njė prurje nė italisht nga Vinēenc Belmonte, poet dhe njohės shumė i mirė i letėrsisė arbėreshe. Drejtuesi i Katedrės sė Albanologjisė pranė Universitetit tė Kalabrisė, prof. Francesco Altimari, organizator i aktivitetit, tregon mbi kėtė prurje tė re dhe mbi iniciativėn e katedrės Albanologjike, pėr tė risjellė nė vėmendjen e lexuesit arbėresh, shqiptar dhe Italian, gjithė kolanėn e veprave tė klasikėve tė letėrsisė arbėreshe. Mes tė cilėve edhe Zef Serembe. Altimari zbulon se sė shpejti do tė dalė nė dritė dhe njė botim kritik i veprės sė Serembes, ku do tė pėrfshihen edhe disa poezi nė italisht dhe disa letra tė poetit tė gjetura sė fundi e tė papublikuara mė parė. Gjithēka sipas Altimarit, pėr tė sjellė njė Serembe sa mė autentik. Poeti lindi nė vitin 1844 nė Strigari dhe vdiq nė San Paolo nė vitin 1901. Gjatė jetės sė tij shkroi "Poesie italiane e canti originali tradotti dall`albanese" nė vitin 1883, "Sonetti vari" (Sonete tė ndryshme) Napoli, 1891 dhe "Vjershė", njė pėrmbledhje prej 39 poemash nė gjuhėn arbėreshe, tė botuara nė Milano nė vitin 1926 nga nipi i tij Cosmo (Kozmo) Serembe. Krijimtaria origjinale e poetit, e cila daton nė kohė tė ndryshme tė jetės sė tij, pėrfshihet nė vėllimin "Canti". Nė botimin kritik, Belmonte ndalet tek kėto tė fundit, pikėrisht nė "ndėrhyrjet", qė nipi i poetit i ka bėrė krijimtarisė origjinale tė Serembes.

 

Vepra e poetit arbėresh Zef Serembe do t'ju mbledhė nesėr (sot) nė njė sesion tė veēantė, ē'mund tė na thoni rreth kėsaj veprimtarie?

 

Veprimtaria organizohet nga Komuna e Strigarit, vendlindja e Serembes, dhe lidhet me prezantimin e njė versioni poetik italisht modern tė veprės sė Zef Serembes. Studiuesi qė u mor me kėtė pėrkthim, Vinēenc Belmonte, ėshtė njė ndėr njohėsit mė tė mirė tė letėrsisė sė Rilindjes dhe e kemi bashkėpunėtor tė ngushtė nė Katedrėn Albanologjike tė Universitetit tė Kozencės nė njė seri projektesh tė rėndėsishme pėr vlerėsimin e gjuhės dhe tė letėrsisė arbėreshe. Kohėt e fundit brenda serisė botuese "Klasikėt e letėrsisė arbėreshe", qė kam nderin ta drejtoj pranė shtėpisė sė mirėnjohur italiane "Rubbettino", ka dalė edicioni filologjik, deri sot mė i pėrsosur dhe mė i afėrt origjinalit tė Jul Varibobės, "Gjella e Shėn Mėrisė s'Virgjėr", nėn kujdesin e Belmontes, qė e pasuroi edhe veprėn e Varibobės me njė pėrkthim italian shumė poetik dhe tė lartė. Edhe nė kuadrin e botimit tė veprės komplete tė De Radės – OPERA OMNIA- pėr tė cilėn jam pėrgjegjės shkencor, prej sė cilės dolėn deri sot nga shtypi 6 nga 12 vėllimet e parashikuara, prof. Belmonte pėrgatiti edicionin filologjik modern tė poemės "Skanderbeku i pafanė" nė 5 libra, duke e pasuruar kėtė vepėr me njė pėrkthim italian shumė tė mirė.

 

Si na vijnė kėto "Kėngė" tė Serembes?

 

Pėrveē vlerės filologjike, kėto vepra tė Vinēenc Belmontes, mes tė cilave edhe vepra "CANTI" (Kėngė) tė Zef Serembes qė do tė prezantohet nesėr (sot) nė Strigar, kanė njė meritė tė veēantė. Pėr herė tė parė kėto thesare tė letėrsisė sonė kanė pėrballė jo njė pėrkthim sipas origjinalit, por njė vepėr artistike nė njė gjuhė tjetėr (italishtja). Dhe kjo meritė lidhet me kompetencėn e thellė qė Belmonte ka qoftė tė traditės gjuhėsore dhe letrare arbėreshe, qoftė tė letėrsive klasike dhe italiane, qoftė tė strukturės sė gjuhės poetike italiane. Ky kombinim kompetencash i lejon Vinēenc Belmontes tė na prezantojė disa nga figurat qėndrore tė letėrsisė sonė tė Rilindjes me njė shije poetike tė veēantė, edhe pse ai vet ėshtė njė poet i shquar, element qė nuk duhet nėnvleftėsuar nė kėtė rast.

 

Ē'duhet tė kuptojmė me "njė vepėr artistike nė njė gjuhė tjetėr"?

 

Mė lejoni tė hap shkurtimisht kėtu njė parentezė pėr tė vėnė nė dukje se kur njė poet pėrkthen njė poet tjetėr, kjo nuk ndodh rastėsisht, sepse ai kėrkon ato tekste dhe ata poetė qė i ndjen mėafėr ndjeshmėrisė sė vet. Serembja qė na del nė kėtė vepėr tė re tė Belmontes nuk ėshtė njė Serembe "i italianizuar", sepse prekim kėtu, edhe nė njė gjuhė tjetėr, tė huaj, atė qė mund ta quajmė "shpirtin serembian", "ritmin e frymės poetike tė Serembes". Dhe kjo sipas meje ėshtė njė shenjė pozitive qė na dėfton se pėrkthyesi nuk e "tradhtoi" asesi modelin, origjinalin poetik. Pėrkundrazi. Kujtoj kėtu atė qė thoshte njė mendimtar dhe njė filozof i shquar francez i shekullit tė kaluar, Walter Benjamin, lidhur me praktikėn e pėrkthimeve letrare. Benjamin nėnvizoi me tė drejtė se nė kėtė rast zėri i origjinalit nuk duhet tė mposhtet ose tė mbytet, por duhet tė ndihet nėn tekstin e rikodifikuar, qė megjithėse nė njė gjuhė tjetėr, duhet tė mbajė njė farė tejdukshmėrie ritmike. Ai e ka fjalėn pėr atė qė ai quan "jehonėn e origjinalit". Ja, jehona e origjinalit serembjan, jeton nė pėrkthimin e Vinēenc Belmontes.

 

Mund tė presim "zbulime" tė reja nga krijimtaria, apo nga korpusi letrar i Serembes?

 

Pėr Seremben kemi nė plan si Universitet tė ndėrmarrim sė shpejti botimin kritik tė gjithė veprės poetike nė gjuhėn arbėreshe. Nė tė kaluarėn kemi pasur disa botime tė tjera pėr veprėn serembjane dhe dy me njė pėrqasje mė filologjike, tė pėrgatitur pėrkatėsisht nga Giuseppe Gradilone, shefi i katedrės albanologjike tė Universitetit tė Romės, dhe nga Vinēenco Belmonte, i cili ėshtė ndaluar edhe nė disa botime mbi njėrin nga aspektet mė tė vėshtira tė kėsaj krijimtarie letrare, lidhur me "ndėrhyrjet" letrare dhe gjuhėsore qė ajo pėsoi nga i nipi i poetit, Kozmo Serembe. Problemi parėsor ėshtė tė pėrcaktosh pra "Seremben autentik"! Nė kėtė rrugė duhen mbledhur, bashkė me veprat e shkruara arbėrisht, edhe ato tė shkruara italisht nga vetė autori. Dhe nė kėtė fushė kemi diēka tė re, sepse kemi gjetur kohėt e fundit disa poezi italisht, si edhe disa letra tė pabotuara, qė do tė hyjnė nė kompletin e veprės sė Serembes, qė do tė pasurojė serinė e klasikėve tanė. Njė ndėr propozimet qė do tė prezantoj nesėr nė Strigar ėshtė tamam mbi botimin e kompletit serembian, tė plotėsuar me cd-romin me konkordancėn elektronike tė leksikut poetik tė autorit. Do tė isha shumė i kėnaqur nėse ky propozim i katedrės sonė universitare do tė gjente pranimin e Vinēenc Belmontes si bashkautor dhe mbėshtetjen e Komunės sė Strigarit si edhe sponsorizimin e Fondacionit "De Rada", qė e ka selinė nė Strigar dhe qė sė shpejti do tė fillojė veprimtarinė e tij shkencore, bashkė me njė Fondacion tjetėr qė sapo krijuam nė Universitetin tonė, qė ėshtė Fondacioni "Franēesko Solano".

 

Ju thatė se po punoni gjerėsisht pėr botimin e klasikėve arbėreshė, ē'ju ka shtyrė tė ndėrmerrni kėtė nismė e t'iu riktheheni edhe njė herė kėtyre autorėve?

 

Botimi i autorėve tė traditės sonė letrare nė "klasikėt" ka edhe qėllimin qė t'i afrojė kėta autorė me gjeneratat e reja dhe publikun mė tė gjerė, arbėresh, shqiptar dhe italian, sepse kėto vlera duhet tė njihen nė autenticitet dhe nė gjuhėn origjinale, pa ato shtrembėrime – "shqipėrime" shumė herė me njė eufemizėm i kanė quajtur nė Shqipėri - qė pėr fat tė keq pėsuan nė disa botime tė atyshme, por edhe tė kėtushme (por kėtu ndodhi pėr mungesė tė disa studiuesve vendas, tė njė kompetence filologjike tė pėrshtatshme). Nė kėtė mėnyrė, me njė tekst origjinal qė i respekton poetėt dhe me njė pėrkthim letrar-si ėshtė ai i Serembes qė na ofrohet me kėtė botim tė Belmontes – qė i afron poetėt tanė me njė traditė tjetėr tė lavdishme letrare, siē ėshtė ajo italiane, klasikėt tanė do tė propozohen si paradigma letrare, qė janė tė rėndėsishme, jo vetėm pėr botėn arbėreshe dhe pėr botėn shqiptare, por edhe pėr atė italiane dhe pėr Europėn, siē ndodhi gjatė Rilindjes. Dhe mos tė harrojmė kėtu, se nė shek.XIX, nė sajė tė kėsaj intuite tė shkrimtarėve tanė tė mėdhenj, me nė krye Jeronim De Radėn, qė pėrdorėn sistematikisht metodėn e vetėpėrkthimit letrar italisht, veprat letrare tė Rilindjes arbėreshe njohėn njė pėrhapje aq tė madhe dhe njė publik shumė mė tė gjerė se sa ishte rrethi i ngushtė i intelektualėve shqipfolės tė kohės.

Edhe nė sajė tė kėsaj intuite tė rėndėsishme – kemi kėtu propozimin e rrallė tė njė letėrsie tė njė komuniteti tė vogėl tė shprehur nė forme dygjuhėshe! – ēėshtja shqiptare u pėrhap dhe u bė mė e njohur nė qarqet intelektuale dhe politike evropiane. Dhe kjo ka qenė vendimtare pėr afirmimin e idesė sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Sot, jemi natyrisht nė njė gjendje historike dhe letrare tė ndryshme; jetojmė nė kontekstin e ri evropian ku letėrsia jonė – arbėreshe dhe shqiptare -me mesazhet e forta dhe autentike qė ajo transmeton, meriton tė njihet sa mė mirė brenda dhe jashtė botės shqiptare dhe nga njė auditor lexuesish, jo vetėm shqipfoles dhe arbėrishtfolės. Prandaj kėrkohen forca tė reja intelektualėsh, tė pėrgatitur nga ana filologjike, nga ana gjuhėsore dhe nga ana letrare, qė ta bėjnė atė sa mė njohur, edhe pėrmes pėrkthimeve. Kjo punė qė u krye pjesėrisht edhe nė tė kaluarėn – le tė kujtojmė kėtu disa pėrkthime letrare mjeshtėrore tė Ernest Koliqit, tė Franēesko Solanos, tė Antonino Guxetės – por edhe disa pėrkthime tė reja tė Elio Mirakos dhe tė Vinēenco Belmontes, mbetet njė ndėr prioritetet kryesore tė angazhimit tė ardhshėm tė katedrave tona albanologjike nė Itali, si ura tradicionale ndėrkulturore midis botės arbėreshe, botės italiane dhe asaj shqiptare.