Arbėreshėt

 

Me kėtė emėr quhen shqiptarėt e Italisė, domethenė pasardhėsit e shqiptarėve qė u vendosėn nė Itali nėpėrmjet mėrgimeve tė njėpasnjėshme nga shekulli XV deri nė shekullin XVIII. Forma mė e lashtė e termit ėshtė i arbėresh pėr mashkulloren dhe e arbėresh pėr femėroren.

    Shqipėria quhej nė lashtėsi Arbri ose Arbėria, nga njė rrėnjė indoevropiane arb- e pranishme edhe nė fjalėn latine arvum e nė atė greke ąroura (fushė). Shqipėri ėshtė njė emėrtim i vonė (shek. XVII) i prejardhur nga ndajfolja shqip qė do me thėnė (flas) nė mėnyrė tė kuptueshme e prandaj nė gjuhėn kombėtare. Interpretimi i fjalės Shqipėri si vend i shqipeve ėshtė i pathemeltė dhe shpjegohet vetėm me ngjashmėrinė  me termin shqipe.

    Pėr arsye aq historike se gjeografike edhe para mėrgimeve tė vėrteta kishte ndodhur kalimi nga Shqipėria nė Itali i grupeve pak a shumė tė mėdha tė Arbėreshėve. Ėshtė fjala tė shumtėn e herėve pėr grupe rrogėtarėsh qė shpejt u asimiluan. Nuk ka prandaj themel historik pohimi aq shpeshė i dėgjuar se ushtarė tė ardhur nė Itali me udhėheqėsin Dhimitėr Reresin u dhanė origjinė, rreth mesit tė shekullit XV, tė parave koloni arbėreshe nė provincat e Krotonit e tė Katanxarit dhe nė Sicili (Kuntisa, Palaco Adriano, Munxifsi).

    Mė parė njeheshin shtatė vala mėrgimi:

1. ushtarėt e sapopėrmendur tė Dhimitėr Reresit (qysh nga viti 1444);

2. ushtarėt e Skėnderbeut nė Puljėn (1461);

3. mėrgimi i madh pas vdekjes sė Skėnderbeut (1468).

4. mėrgimtarėt e Koronės (More – 1533);

5. mėrgimtarėt e Mainės (More – 1647);

6. mėrgimi i shqiptarėve pėr nė Badhesėn (Pescara – 1744);

7. mėrgimi i shqiptarėve pėr nė Brindisi di Montagna (Potenza – 1774).

 

    Sot (shih Mazziotti, op. cit., f. 77) flitet mė mirė pėr tri periudha themelore. Mė e rėndėsishmja (e dyta) duket se filloi qysh nė verėn e 1467, pak kohė para vdekjes sė Skėnderbeut, dhe u zhvillua pėr disa dhjetėvjetėsha duke i dhėnė origjinė mė tė shumtave tė kolonive arbėreshe tė Italisė. Mė parė gjatė disa shekujsh (periudha e parė) kishin ndodhur depėrtime nė shkallė tė zvogėluar. Periudha e tretė pėrfshin mėrgimet nga 1533 deri nė 1774.

    Duhet vėnė re se mėrgimtaret nuk rridhnin vetėm nga Shqipėria (kryesisht nga zona toske), por edhe nga kolonitė shqiptare qė prej kohėsh ekzistonin nė Greqi (Atikė, More). Mėrgimtarėt ndiqnin ritin bizantin nė gjuhėn greke. Prandaj nė Italinė e Jugut i quanin aq arbėreshė sa grekė.

    Ndėr ta kush nuk ishte tashmė nė bashkim me Kishėn katolike u nėnshtrua menjėherė, duke ruajtur identitetin bizantin dhe varjen nga Patrikana e Ohrit (Maqedoni). Vetėm nė 1564 arbėreshėt iu nėnshtruan ipeshkvijve latinė qė nė shek. XVII bėnė tė kalonin shumė bashkėsi nė ritin latin.

    Nė shekullin e kaluar Selia e Shenjtė krijoi tė dyja dioqezat e Ungrės (1919 – pėr arbėreshėt e Italisė gadishullore) dhe tė Horės sė Arbėreshėve (1936 – pėr arbėreshėt e Sicilisė). Falė arbėreshėve pėrshpirtshmėria bizantine ėshtė akoma e gjallė nė Itali.

    Gjatė shekujve koloni tė shumta arbėreshe u asimiluan sa pėr gjuhėn:

provincia di Piacenza:  Pievetta e Bosco Tosca (fraz. di Castel S. Govanni)

provincia di Viterbo: Pianiano (fraz. di Cellere)

provincia di Campobasso: S. Croce di Magliano

provincia di Foggia: S. Paolo di Civitate e Castelnuovo di Monterotaro

provincia di Taranto: Monteparano, S. Giorgio Ionico, S. Crispieri, Faggiano, Roccaforzata, Monteiasi, Carosino, Montemesola

provincia di Potenza: Brindisi di Montagna, Rionero in Vulture

provincia di Cosenza: Cervicati, Mongrassano, Rota Greca, S. Lorenzo del Vallo

provincia di Catanzaro: Gizzeria, Amato, Arietta (fraz. di Petroną), Zagarise (fraz. di Lamezia Terme)

provincia di Palermo: Palazzo Adriano, Mezzojuso

provincia di Catania: Biancavilla, Bronte, S. Michele di Ganzaria

provincia di Agrigento: S. Angelo Muxaro.

    Megjithėse borėn gjuhėn amtare, Palazzo Adriano dhe Mezzojuso (Palermo) kanė ruajtur ritin bizantin (ata varen nga Eparhia e Horės sė Arbėreshėve).

   Numri i Arbėreshėve tė pranishėm nė bashkėsitė tė sapopėrmendura dhe nė tė tėrė territorin kombėtar ėshtė rreth 200.000 njėsive. Mėrgimi zbrazi nė mėnyrė tė tmerrshme bashkėsitė arbėreshe, tė cilat regjistrojnė njė zbritje tė vazhdueshme tė popullsisė. Nė to e ardhura mesatare ėshtė shumė e ulėt (50 % e vlerės kombėtare).

   Gjitonia, mikpritja dhe besa janė disa nga elementet origjinale tė kulturės popullore arbėreshe.

   Arbėreshėt ditėn tė krijonin nė tė folmen e tyre vepra letrare tė shquara. Pėrmendim vetėm autorėt mė tė famshėm: Jul Varibobėn, Jeronim De Radėn, Frangjisk Anton Santorin, Zepė Serembin nė Kalabri, Gabriel Darėn dhe Zepė Skiroin nė Sicili.

 

Tė dhėna dhe lajme pėr arbėreshėt gjenden nė strumbujt:

www.arbitalia.it 

www.jemi.it

www.avato.it

www.mondoarberesco.it

www.lungro.chiesacattolica.it