|
Ngjarje fetare
Mė 26.6.1617 u emėrua i
pari famullitar, dom Mateu Toēi. Nė periudhėn e mėparshme funksionet
fetare i kryente njė zėvendės ekonom i emėruar nga Ipeshkvi i Rusanės. Tashmė nė
shekullin XVI, sipas Zangarit, nė kishėn e mėparshme e Strigarit ekzistonin dy
tabernakuj e dy pagėzore, njė pėr ritin grek e njė pėr ritin latin, shenjė e
qartė se tė dyja ritet bashkekzistonin. Me bullėn Romanus Pontifex e
26.2.1564 Piu V kishte nėnshtruar besimtarėt e ritit grek juridiksionit tė
ipeshkvijve latinė. Nga ai ēast deri nė 1919 bashkėsia e Strigarit u var nga
Arkipeshkvi i Rusanės. Me bullėn Perbrevis Instructio e 31.8.1595
Klementi VIII krijoi peshkopin grek shugurues me seli nė Romė, po pėr largėsinė
aq tė madhe zgjidhja nuk ishte e pėrshtatshme.
Kleri i ritit grek (priftėrinjtė e edhe mė shumė
klerikėt) sipas Vizitorėve apostolikė nuk kishte arsim tė mjaftueshėm e prandaj
nuk ishte nė gjendje tė zhvillonte nė mėnyrė tė dobishme misionin e tij.
Popullsinė e mbanin si tė paditur dhe supersticioze. U arrit nė pikėn tė
ndaloheshin vallet e Pashkėve. Nė vizitėn baritore e 11.6.1631 ipeshkvi i
Rusanės, Pier Antoni Spinelli, gjeti klerikė qė nun dinin asgjė pėr Trininė dhe
pėr misterin eukaristik e i urdhėroi famullitarit tė shkurtonte qimet e buzės sė
sipėrme ashtu qė tė mos vinin nė kontakt me verėn e shenjtėruar.
Tė dy famullitarėt meshonin nė tė njėjtėn kishė,
dhe kjo shkaktonte pareshtur kundėrshtime riti qė ndanin jo vetėm popullsinė nė
pėrgjithėsi, por edhe secilen familje, si nėnvizon kryetari i bashkisė, Dhimitėr
Minshi, nė letrėn qe i dėrgoi nė vitin 1723 Kardinalit Anibal Albanit.
Latinėt festonin Shenjtėrit Kozmain e Damjanin mė
27 shtator (Shėn Kozmai vikėrr), ndėrsa grekėt mė 1 nėntor(Shėn Kozmai madh).
Kjo datė e fundit mė pastaj u shty nė tė dytėn e diel tė muajit ashtu qė festa
tė mos pėrkonte me panairin e madh tė Shkavunisė.
Themelimi nė 1732 nė Shėn Benedhit Ullan i tė
parit seminar pėr klerin kalabrez tė ritit grek (qė nė 1794 u zhvendos nė
Kolegjin e Shėn Adrianit nė Shėn Mitėr Koronė) vėlėu pėr tė garantuar nė
bashkėsitė arbėreshe e ritit grek praninė e njė kleri mė tė pėrgatitur e tė
motivuar. Me ngritjen e Eparhisė sė Ungrit (1919) Strigari u nda pėrfundimisht
nga dioqeza e Rusanės.
I pari famullitar latin banues qe dom Felice
Kłmni (1753); ai i fundit, dom Dant Skalmani (qė u transferua nė 1924). Mė
26.10.1982 famullia latine u hoq.
Riprodhojmė datat e fillimit tė regjistrave tė
famullisė: tė vdekur tė rritit grek (1631) tė vdekur tė rritit latin (1779)
pagėzime tė rritit grek (1662) pagėzime tė rritit latin (1779) martesa tė
rritit grek (1699) -martesa tė rritit latin (1779) krezma tė rritit grek
(1709) krezma tė rritit latin (1718). |