|
Tė dhėna historike
Nė territorin e tanishėm tė Bashkisė
sė Strigarit para ardhjes sė Arbėreshėve ekzistonte njė qendėr e vogėl
fshatarėsh (Santo Cosma), e cila mė parė varej nga manastiri bazilian i
Shenjtėrve Kozmait e Damianit (i vendosur nė strumbullin e Shenjtėrores
sė tanishme) dhe me kėtė nė shekullin XII u bashkua me manastirin e Shėn
Adrianit (sh. I. Mazziotti, Immigrazioni albanesi in Calabria nel XV
secolo, Castrovillari 2004, f. 89).
E para pėrmendje e
manastirit bazilian tė Shenjtėrve Kozmait e Damjanit (sipas Rodotasė, sė
paku pėr njė periudhė, qe njė manastir femėror) gjendet nė njė bullė tė
Papės Urbanit II, i cili mė 1088 e vė, me manastirin e Shėn Adrianit,
nėn juridiksionin e Pjetrit III, abat benedektin tė Cava dei Tirreni-s:
tibi igitur tuisque successoribus confirmamus in Calabria, in
territorio Sancti Mauri, Monasterium Sancti Hadriani cum cellis suis;
Monasterium Sanctorum Cosmae et Damiani. Pas 20 vjetėsh ai varej
nga manastiri i Shėn Adrianit.
Mėrgimtarė qė
arritėn nė fushėn e Sibarit mė 1470 themeluan bashkėsitė arbėreshe tė
Shėn Mitrit, tė Maqit e tė Strigarit. Mė 3 nėntor 1471 u hartua akti
noterial i marrėveshjeve midis Abatit tė Shen Adrianit e Arbėreshėve tė
tė trijave bashkėsi, ngjarjet e tė cilave do tė rrjedhin paralele. Njė
traditė e lashtė, e pėrforcuar edhe nga burime dokumentare, na thotė se
pėr disa dhjetėvjetėsha banorėt e Strigarit rrojtėn bashkė me ata tė
Vakaricit dhe pastaj u mėrguan nė rrethinat e Shenjtėrores. Ėshtė fjala,
afėrmendsh, pėr njė grup Arbėreshėsh qė iu shtua tė tjerėvė qe tashmė
ishin atje dhe tė cilėt nėnshkruan marrėveshjet e 1471. Zhvendosje tė
tilla ishin tė shpeshta, sepse Arbėreshėt, nė rast mujshish dhe tė
tjerash probleme, nuk ngurronin tė digjnin kasollat e varfra nė tė cilat
jetonin nė fillim. Njė kundėrmėrgim (edhe kėtė radhė i pjesshėm) do tė
marrė vend nė fillim tė shekullit XVII si rrjedhojė e konflikteve me
abatin komendatar Indaco Siscar.
Nga regjistrimi
i oxhakėve i 1534 Strigari rezulton i pėrbėrė nga 53 oxhakė dhe 186
banorė (mė i madh se qendra e Shėn Mitrit: 51 oxhakė dhe 168 banorė,
ndėrsa Vakarici ka 93 oxhakė dhe 305 banorė). Kėta mbiemrat e
regjistruar: Belluscia, Buscia, Cartaro, Dramisi, Macrģ, Minisci,
Mosacchio, Strigali dhe mė i shpeshti Tocci. Emri i priftit ishte Lazar
Staura.
Me
punėn kėmbėngulėse tė brezave djerrinat e shkretuara tė Abacisė u
shndėrruan. Lėvrimet, rritja e kafshėve dhe rregullimi i pėrrenjve
ndryshuan rrėnjėsisht peisazhin.
Abati i Shėn Adrianit mbante juridiksionin civil e atė tė pėrzier dhe
merrte haraēe tė shumta. Baronit laik i pėrkiste juridiksioni penal dhe
marrja e haraēeve plotėsuese. Tė parėt baronė laikė qenė Sanseverinėt,
princėr tė Bizinjanos dhe baronė tė Akrės. Pas tyre: Bernardino Milizia
(1597), familja Kastriota (1638), pėrsėri Sanseverinėt (1732) dhe, nė
fund, familja Compagna nga Tarsia (qysh nga 1746 deri nė 1796). Tė
shpeshta ishin konfliktet midis abatėve dhe baronėve. Ēdo herė e pėsonin
arbėreshėt, tė nėnstruar me tė vėrtetė njė shfrytėzimi tė dyfishtė e tė
detyruar tė reagonin disa herė me dhunėn, veēanėrisht kur, nė fillim tė
shekullit XVII, kėrkesat e ēifligarėve u bėn ēdo ditė mė tė padurueshme.
Klasa e privilegjuar ishte ajo e klerit (qė tė shumtėn e herėve ishte i
martuar). Gjatė shekujve u formua njė borgjezi fshatare e vogel (bonatenenti)
qė zotėronte toka, mullinj, furra tullash, trokulla dhe rrjedhimisht i
jepte punė klasės sė mėditėsve. Nuk mungonin pendarėt dhe zejtarėt, kėta
tė fundit jo rrallas kalabrezė tė emigruar nga Akra o nga katundet rreth
Kozencės.
Nga kadastra onciare e
vitit 1754 rezultojnė nja dhjetė bulerė (ndėr kėta tre priftėrinj), 43
masarė, 13 barinj, 9 zejtarė, 1 klerik, 1 i verbėr, 1 ushtar fushe.
Shtėpitė ishin shpeshherė tė pėrbėra nga njė dhomė e vetme. Nė fakt nė
tė folmen lokale shpi vėlen aq pėr shtėpi se pėr dhomė.
Kėto ishin asokohe vendet fetare tė katundit: Shenjtėrorja e Shenjtėrve
Kozmait e Damianit dhe 5 kapela (tė Shenjtėrve Vinēenc Ferrerit dhe
Rozės nga Lima, tė Purgatorit, tė Rruzares sė Shenjtė, tė Shėn Antonit,
tė Shėn Pjetrit).
Lėvrimet mė tė zakonshme ishin ato tė ullirit, tė hardhisė, tė manit.
Me
ligjin e 19 janar 1807 Strigari u bė Universitą e me dekretin
mbretėror tė 4 maj 1811 Bashki.
Idetė pėrparimtare gjetėn njė pėrkrahės tė flaktė nė Aleksandėr Maurin,
njė nga pronarėt mė tė pasur, i cili nuk ngurroi tė udhėhiqte fshtarėt
nė pushtimin e tokave bashkiake, si paralajmėrim i trazirave tė vitit
1950. Me tė morėn pjesė nė revolucionin e 1848 mė se 30 strigarjotė.
Disa vullnetarė ndoqėn Garibaldin nė ekspeditėn e tė Njėmijtėve. Nė
plebishitin e 21 tetor 1860 mbi njė shumė tė 148 votuesve u njehėn 144
pro dhe asnjė votė kundėr. I pari kryetar i emėruar nga qeveria (1861)
qe Vinacci senior.
Ngjarjet e mėpasshme ngjanin me ato tė aq katundeve tė vogla tė Jugut,
tė shpopulluara pėr shkak tė mėrgimit e tė detyruara tė luftojnė me
ngulm dita-ditės pėr tė mbijetuar.
|