Kultura

 

Titulli mė i madh lavdie pėr Strigarin ėshtė padyshim poeti Zepė Serembi  (1844-1901), po edhe poezia popullore arbėreshe mund tė konsiderohet me tė drejtė njė mburrje e bashkėsisė sonė dhe jo vetėm nė dhjetėvjetėshat e fundit. Le tė mendohet vetėm se rapsodi popullore tė shumta iu rrėfyen De Radės nga plaka strigarjote Tortņshėla.

Pa asnjė dyshim shumė kėngė tė trashėguara me gojė u humbėn pėr gjithmonė, por visarthi qė kėtu paraqesim meriton respekt.

Ornella Kampanaro (1944) nė punėn e saj tė diplomės (S. Cosmo Albanese e i suoi canti popolari, referues prof. Giuseppe Valentini, Universiteti i Palermos, 1970) paraqit kėngė qė i kanė rrėfyer informatorė tė shumtėn e herėve nė moshė tė thyer, tė lindur nė dhjetėvjetėshat e fundit tė shek. XIX. Pėrveē shumė vjersheve, ajo ka meritėn qė shpėtoi gjashtė rapsodi, ndėr tė cilat njė variant tė rrallė o mė mirė tė pashoq tė Konstantinit tė voglit, qė bėn qė protagonisti tė vdesė si rob lufte, pa u kthyer nė atdhe mu ditėn e martesės sė dytė tė gruas.

Maria Sposato (1949) (I canti popolari di S. Cosmo Albanese e di S. Giorgio Albanese, punė diplome, Universiteti La Sapienza, Romė, 1974 – referues prof. Giuseppe Gradilone) pas pak vjetesh mblodhi edhe ajo kėngė popullore qė na bėjnė tė mundshme  krahasime tė dobishme.

Njė tabllo tė realitetit tė Strigarit, nė tė gjitha faqet e tij, nė fillim tė viteve 70 na e paraqit Renato Avato (1946) (Identitą culturale di S. Cosmo Albanese, punė diplome, Universiteti La Sapienza, Romė, 1973 – referues prof. Tullio Tentori).

  Me gjendjen gjuhėsore dhe veēanėrisht me huazimet romance (italiane dhe kalabreze) u muar Tatiana Giannobi (1975) (L’interferenza romanza nella parlata arbėreshe di S. Cosmo Albanese, punė diplome, Universiteti La Sapienza, Romė, 2004 – referues prof. Paolo Di Giovine).

Falė informatorėve si Kozm Rroku (qė na la njė listė e gjatė me njėsi frazeologjike), Arkėngjėll Bua, Marianna Avato e Kozm Godino ne patėm mundėsinė tė mblidhnim njė material tė gjerė pėr kulturėn popullore, tė pėrbėrė kryesisht nga kėngė, por ku gjejnė vend edhe pėrralla, fjalė tė urta, njėsi frazeologjike dhe parambote.

Nuk duhet harruar se i veti poet Zepė Serembi nė njė numėr jo tė vogėl krijimesh imiton poezinė popullore. Pas vdekjes sė Kozm Rrokut (1925-2002), kėngėt e tė cilit janė tė njohura mirė nė ēdo kėnd tė Arbėrisė, poezia popullore arbėreshe gjen ende pėrfaqėsuesit e saj nė Arkėngjėll Bua (1926), Marianna Avato (1935) e Vincenzo Belmonte (1945), gjė qė dėshmon pėr gjallėrinė e traditės.

U shqua nė studimet historike Domenico Antonio Cassiano (1935), qė ėshtė njė ndėr studiuesit mė tė mėdhenj bashkėkohorė arbėreshė. Pa dyshim ai mė se tė  gjithė tė tjerėt u muar me historinė civile e shoqėrore tė Arbėreshėve nė kohėt moderne. Keshilltar ligjor, ai qe docent i Historisė dhe Filosofisė nė Liceun e Shėn Mitrit Koronė, mė parė seli e Kolegjit tė famshėm, pėr tė cilin Cassianoja ėshtė historiani mė i madh. Studimet e tij kryesore janė: Barlaam Calabro, Lungro 1994; S. Adriano, 2 vėllime, Lungro, 1997 dhe 1999; Risorgimento in Calabria. Figure e pensiero dei protagonisti italo-albanesi, Lungro, 2003; Attanasio Dramis, Lungro, 2004; Strigąri, Lungro 2004. Cassianoja u ka kushtuar edhe disa ese autorėve arbėreshė. Atij i detyrojmė njė botim tė Vjersheve tė Zepė Serembit (Poeti i Strigharit, Zef Serembe, S. Cosmo Albanese 1977).

Vincenzo Belmonte ka botuar tekstet e Serembit (Omaggio a Serembe, Cosenza 1988 – Alla ricerca del Serembe autentico, Cosenza 1991), tė Varibobės (Gjella e Shėn Mėrģs sė Virgjėr, Soveria Mannelli 2005) dhe tė Skanderbekut tė pafąn tė De Radės (Soveria Mannelli 2005). Ka pėrpiluar njė Thesaurus Albanicae Linguae (Rende 1997).

Janė autorė punėsh diplome me karakter albanologjik:

Emilia Azzinari (1948): Giuseppe De Rada, Universiteti La Sapienza, Romė, 1972 – referues prof. Giuseppe Gradilone;

Salvatore Cozza (1948): Alcuni inediti minori di F. Antonio Santori, Universiteti La Sapienza, Romė, 2004 – referues prof. Giuseppe Gradilone.

Qysh nga viti 1971 deri nė 1974 Rrethi kulturor J. De Rada  (aktiv nė vitet 1969-1985) botoi fletoren satirike Arza.

Vepron qysh nga 7.11.2001 shoqata muzikore Euterpe, e cila, ndėr tė tjerat aktivitete, organizon, me mbėshtetjen e Bashkisė sė Strigarit, koncerte e kurse pėrsosurimi tė lartė muzikor.

Nė Strigar ka selinė Fondacioni “J. de Rada junior”, qė lindi falė njė trashėgimi tė tė nipit omonim tė poetit.