Kisha e Famullisė

 

      

Nė 1603 u mbarua dhe u pėrurua kisha e famullisė, e kushtuar Shenjtėrve Pjetrit e Palit. Ka tri anijata, nė stil barok napolitan. Tavani ėshtė me florė nė anijatėn kryesore, me qeprata (tė reja)  nė ato anėsore.

Prapa lterit - qė mban njė tabernakull prej druri - ėshtė vendosur njė Kryq i madh, nė anėt dy ikona prej stofi qė paraqitin shkryqėzimin dhe fjetjen e Zojės. Nė kungėn, lart, shkrimi: Unė tė them se ti je Pjetri e mbi kėtė gur do tė stis Kishėn time (Mateu).

Nė muret e fundit tė anijatave anėsore vihen re dy pėlhura tė pikturuara tė lashta qė paraqitin Zojėn e Karmnit qė ngushėllon shpirtrat e Purgatorit dhe Familjen e shenjtė. Nė murin e anijatės sė majtė ruhet edhe njė pėlhurė me fytyrėn e S. Frangjiskut nga Paola (1908), e nėnshkruar nga piktori vakaricjot Anton Skura.

Ikonostasi, qė u shtu nė djetorin e 2003, ėshtė vepėr zejtarėsh tė vendit; ikonat i pikturoi artisti grek Evangelņpulos. Atje janė paraqitur Darka mistike, katėr Ungjillorėt, Krishti, Zoja me tė Birin, Lajmėrimi, arkengjėjt Mikeli e Gabrieli.

Pėr kishėn e famullisė artisti shqiptar Josif Droboniku ka pikturuar pesė ikona: Lindjen e Krishtit, Pagėzimin, Shpėrfytyrimin, Kryqėzimin, Rrėshajėt. Ikona tė tjera qė pėrnderohen: Zoja me tė Birin (2), Lajmėrimi, Shenjtėrit Pjetri e Pali.

Nė 2005 u rivendos nė korin njė organo artistike e shekullit XVII, e rindėrtuar nga firma zejtare Vėllezėr Colletti nga Chiusa Sclafąni (Palermo).

Nė anijatėn e djathtė hapet Kapela e Shenjtėrve Vinēenc Ferrerit dhe Rozės nga Lima, dominikanė. Sipėr lterit prej mermeri tė dy Shenjtėrit paraqiten tė pėrgjunjur nė anėt e njė libri qė shpall: Timete Deum et date illi honorem. Sipėr Shenjtėrve dy Engjėj mbajnė njė tabllo qė paraqit Zojėn me tė Birin. Njė rrip nėn kupolės sė vogėl sjell shkrimin: Unė jam ngjallja dhe jeta. Kush beson nė mua do tė jetojė e kushdo jeton dhe beson nė mua nuk do tė vdesė pėrherė (Janji). Njė mbishkrim na kujton se nė 1912 kapela u rindėrtua nga Frangjisk Saver Markizi nė kujtim tė Karolinės Mauro.

Nė kishėn e famullisė ruhen shtatė shtatore qė nė festat e pėrcaktuara sillen nė procesion: Zemra e Shenjtė, Krishti i vdekur, Zoja e Luleve (e Papėrlyer), Zoja e pikėlluar, Zoja e Karmnit, Shėn Josifi, Shėn Antoni. Shtatoret i ekspozohen pėrnderimit tė besimtarėve mbrenda njė baldakini procesional prej tunxhi tė pėraruar. Njė makinė procesionale prej druri, vepėr e punishtes Serembe nga Vakarici, pėrdoret tė Premten e madhe.

Nė tė djathtėn e Ikonostasit ėshtė murosur njė rrasė varri me mbishkrimin:

 

O. D. O.

SCIENTIARUM GENERE LINGUAE LATINAE GRAECAE

GALLICAE HAEBRAICAE OMNIQ ERUDITIONUM

D. TAERENTIO TOCCI

JUVENI EGRAEGIO COMMENDATISSIMO

AMBAR LEGUM JURE REGNI SAC THEOL

NEAPOLIM

PROH DOLOR CANDIDATO

FLORENTI AETATE DIE 25 JAN AN. D. 1767

IN PATRIA S. COSME MORTE PRAEVENTO

D. JOHAN ANDREA TOCCI GENITOR

MOERORIS LACRIIMISUE CONFECTUS

MARMOREUM HUNC LAPIDEM P. ET F. M.

 

Prifti Janj Andre Toēi kujton tė birin Terenc, njė djalė i shquar nė fushėn e gjuhėve dhe tė shkencave, nė Napul student i sė drejtės civile dhe kanonike dhe tė teologjisė, qė kishte vdekur nė katundin e lindjes mė 25 janar 1767, njėzetvjeēar.

 

 

Chiesa parrocchiale dei SS. Pietro e Paolo

Chiesa parrocchiale dei SS. Pietro e Paolo - iconostasi

Chiesa parrocchiale dei SS. Pietro e Paolo - organo

Chiesa parrocchiale dei SS. Pietro e Paolo - soffitto

foto: C. Sposato e R. Baffa