|
Shenjtėrorja
Kisha e Shejtrave Kozmait e Damjanit
ishte mė parė e bashkėngjitur me omonimin monaster bazilian, por, sipas
regullave tė lashta arkitektonike, drejtimi ishte i kundert ndaj tė
tashmit, sepse besimtarėt duhej tė ruanin drejt Lindjes, nga del dielli
i drejtėsisė, Jezu Krishti. Shndėrrimet qė kanė ndodhur gjatė shekujve
nuk dėshmohen nga dokumente, po ėshtė e sigurt qė kisha deri para pak
dhjetėvjetėshash kishte njė karakter rreptėsisht latin nė stil barok
napoletan. Nė 1909 ballit iu shtua portiku me tri harqe qė mban
kambanoren. Qysh nga 1960 morėn fillim punime rrėnjėsore zgjerimi dhe
rindėrtimi qė i kanė dhėnė Shenjtėrores njė dukje bizantine. Nė 1966, me
zhvendosjen e varrezave (Janj Serembi, nip i poetit Zepė, u varros i
pari nė varrezat e reja mė 1.9.1970) u lirua zona prapa kishės.
Shejtėrorja, e ndarė nė tri anijata,
mat nė gjatėsi 26,35 m, nė gjerėsi 17,50 m dhe nė lartėsi 12 m.
Llambadari i madh qendror ėshtė vepėr e artistit vendės Damjan Minshi.
Presbiteri ėshtė izoluar me Ikonostasin prej metali me imazhet nė mosaik
e Krishtit, tė Zojės, tė Shėn Janj Pagėzuesit dhe thė Shenjtėrve Kozmait
e Damjanit. Ostet e shenjta ruhen nė njė pėllumb tė pezulluar mbi lterin.
Nė legenin e kungės paraqitet Zoja me
tė Birin, nė murin kungor Kungimi i Apostujve, dhe, mė poshtė,
Shenjtėrit Basili dhe Janj Hrisostomi, autorė tė teksteve tė Liturgjisė
bizantine.
Nė mozaikun e harkut triumfal
mbizotėron fytyra madheshtore e Krishtit Pantokrator (Mbizotėruesi) qė
mban njė liber me alfa e omega, pėr tė simbolizuar se ai ėshtė fillimi
dhe fundi i tė gjithave.
Cikli piktorik i tė trija anijatave
pėrqendrohet nė rolin e tė trija vetave tė Trinisė nė historinė e
Shpėtimit: veprimi i Atit (nė anijatėn e majtė), i Birit Shpėrblimtar
(nė anijatėn qendrore) dhe i Shpirtit tė Shenjtė qė ngjall shenjtėrinė
(nė anijatėn e djathtė).
Mozaikėt e anijatės qendrore paraqitin
skena tė Dhjatės (Besėlidhjes) sė Re: Lindjen e Krishtit, Pagėzimin,
Hyrjen nė Jerusalem, Kryqėzimin, zbritjen nė skėterrė, Rrėshajėt. Nė
qemer ėshtė afreskuar Ngjitja e Krishtit nė qiell. Aq e shtruar ėshtė
skena e lindjes, me peisazhin fshatar tė populluar me grigja dhe barinj
dhe, lart, me engjėj qė himnojnė apo lajmėrojnė, sa dramatik ėshtė
Kryqėzimi me ato figura madheshtore tė mbyllura nė njė dhembje tė
pafjalė.
Afreskėt e qemerit tė majtė paraqitin
episode tė Dhjatės sė vjetėr: Krijimin e njeriut, mėkatėn e parė dhe
dėbimin nga Edeni (Parajsa e tokės), flijimin e Noehit pas pėrmbytjes
pėr tė ripėrfunduar besėlidhjen me Hyjin, dorėzimin Moisiut e rrasave tė
Ligjit dhe kaēubėn e ndezur (simbol tė virgjėrisė sė pėrhershme tė Zojės),
mikpritjen e Abramit ndaj tri Engjėjve me fytyrė njerėzore (simbol tė
Tryezės eukaristike dhe tė Trinisė), flijimin e Izakut (simbol tė
Krishtit qė flijohet pėr njerėzit), profetin Eli qė merr tė ngrėnė nga
njė korb, nga njė engjėll dhe nga vejusha prej Sareptės, fitoren e
Mbretit tė ardhshėm David mbi viganin Goliat, vegimin e profetit Isai (Hyji
nė fron i rrethuar nga Serafinė, qenės tė zjarrtė me gjashtė flatra),
Jonėn qė pas tri ditėsh del nga goja e cetaceut (simbol tė Ngjalljes sė
Krishtit)
Nė murin e hyrjes sė anijatės sė majtė
ėshtė pikturuar shėmbėlltyra e tė dhjetė tė Virgjėrave (njė thirrje pėr
tė qenė tė pėrgatitur pėr vdekjen). Dy skena tė tjera nė murin e fundit:
Jesuzi ecėn mbi ujėrat dhe dasma e Kanės.
Nė qemerin e djathtė janė afreshuar
skena nga jeta e shenjtėrve Kozmait dhe Damjanit, shprehje e kishės qė
jeton dhe sjell fryt nė sajė tė shtysės sė Shpirtit tė Shenjtė: nėna qė
u mėson Shenjtėrve dijen e krėshterė, shėrimi i emorroisės Palladje,
shėrimi i tė sėmurėve, Shenjtėrit tė dėnuar me vdekje nga prefekti Lisje,
fshikullimi, tri pėrpjekje tė dėshtuara ekzekutimi tė dėnimit (gurėhedhja,
mbytja, furra flakėruese), dhe tekembramja nė qendėr kokėprerja.
Ne murin e hyrjes sė anijatės sė
djathtė ėshtė paraqitur Fjetja (domethėnė vdekja dhe ngjitja nė qiell) e
Zojės, nė fund Shenjtėrit Kozmai e Damjani me dy engjėj mbanė.
Nė muret e anijatave
anėsore janė afreskuar fugura shenjtėrish.
Mozaikėt u kryen nė
vitet 1970-1974 nga punishtja artistike Mellini e Firences mbi skica tė
pėrgatitura nga njė piktor sllav.
Afreskėt (1974-1979) janė vepėr e piktorit grek Nikos Jannakakis.
Nga kisha e vjetėr ėshtė ruajtur njė
pikturė nė pėlhurė me Zojėn qė i duket Shenjtėrve Kozmait e Damjanit (sot
nė sakristi). Njė pėlhurė tjetėr qė paraqit martirizimin e Shenjtėrve u
vodh gjatė punėve tė viteve 60.
Statujat e Shenjtėrve Mjekė, me
fytyrėn e shtruar dhe rinore dhe me nė dorė librin e Ungjillit dhe
palmėn e flijimit, janė, si dy bustet prej deltine sė pjekur, vepėr
shkolle napoletane tė shekullit XVIII.
E re ėshtė pagėzorja, mbi projekt tė
inxh. Jul Skura. E pėrbėrė nga njė bllok graniti (100 cm lartėsie dhe 90
diametri), ėshtė dekoruar me njė mozaik tė artistit shqiptar Josif
Droboniku, qė paraqit Pagėzimin e Krishtit.
Festa e Shenjtėrve kremtohet dy herė:
mė 27 shtator dhe tė dytėn e diel tė nėntorit. Festimet vjetore marrin
fund tė tretėn e diel tė nėntorit me shėrbesat mbrėmjesore, nė fund tė
tė cilave hidhen nė short tabllo dhe medalje tė Shenjtėrve.
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano -particolare della facciata prima dei restauri
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano -particolare della facciata oggi
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - interno
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - affresco raffigurante la vita dei Santi
|
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - affresco raffigurante la dormizione
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - affresco raffigurante decapitazione dei SS. Medici
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - iconostasi
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - altare
|
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - icona dei Santi
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - affreschi
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - affresco raffigurante S. Nilo da Rossano
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - volta navata centrale
|
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - particolare della volta della navata centrale
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - fonte battesimale
|
|
|
|
Santuario SS. Cosmo e Damiano - statue dei Santi
|
|
|
foto C. Sposato e R. Baffa |