 |
|
Gjuha
Nga ana gjuhėsore arbėrishtja i pėrket
dialektit tosk jugor dhe paraqit karaktere tė pėrbashkėta me dialektet e
Jugut (Labėri, Ēamėri), por ruan disa trajta arkaike qė gjenden nė
shkrimtarėt e lashtė tė Veriut.
Nė bashkėsitė arbėreshe gjendet
dygjuhėsia me shumėgjuhėsi shoqėrore: italishtja (gjuha e lartė, kodi i
pėrpunuar) pėrdoret nė shkollė dhe nė marrėdhėniet zyrtare, ndėrse
arbėrishtja (gjuha e ulėt, e pashkruar, kodi i ngushtė) pėrdoret nė
mjedisin familjar dhe nė marrėdhėniet informale.
Nė shqiptimin e Strigarit dhe tė pesė
katundeve tė tjera arbėreshe tė afėrta frymėtorja (fėrkimorja glottidale
e shurdėr) zėvendėsohet nga fėrkimorja prapaqiellzore e zėshme (gh).
Pėrveē kėsaj nė katundin Strigari shqiptohet Strighari, dhe pėr tė
emėrtuar vendėsin u kalua nga strigarjot-i zanafillor nė
strigajot-in e sotėm. Veēanti tė tjera tė arbėrishtes strigarjote:
mbaresat -ėn, -ės, -ėr, -ėt, -ėz bėhen -en, -es, -er, -et -es;
z-ja fundore nė rrokje tė patheksuara ēzėshmohet nė -s;
midis njė emėroreje e njė gjinoreje tė shquara nuk vihet nyja e pėrparme
(praku deres); epiteza -inj e vetes sė parė tė tashmes
thjeshtohet shpeshė nė -i (hapi, qelli); pjesoret e
foljeve bjer, nxjer, shqer, vjer, bėnj e bjenj janė
pėrkatėsisht bjer, nxjer, shqer, vjer, bėn e bjejtur; nė
vend tė diftongut tė brendshėm -ua- dėgjohet -ue-;
vjersh bėhet vjesh; pėrpara mund tė rrėgjohet nė
ppara.
Kur dy emra tė afėrt dhe paralelė
kėrkojnė tė njėjtėn rasė, mbaresa e tė parit mund tė lihet jashtė. Kjo
dukuri, e dėshmuar tė shumtėn e herėve nė kallėzoren, nė kėngėt
popullore tė Strigarit gjendet edhe nė rasa tė tjera (veēanėrisht nė dy
tetėrrokėsha tė kėndimit pėr dasmėn: motr e kunatavet, pėr
motravet e kunatavet; shok e gjitonavet, pėr shokavet e
gjitonavet).
Nė Vjershet e Kozm Rrokut hasim
nė elipsin e parafjalės me, gjė qė ėshtė dėshmuar edhe nė
Varibobėn e De Radėn.
|